Rreth nesh

Ne jemi një kompani shërbimesh elektrike me më shumë se 10 vite eksperiencë në treg dhe ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh elektrike për shtëpi dhe rezidenca, zyra, biznese, etj.

Zgjidhje elektrike të cilësisë së lartë

Në Ibraliu Elektrik, ne krenohemi me faktin që ofrojmë gjithmonë shërbim të cilësisë maksimale pavarësisht madhësisë së projektit, qoftë ai shtëpi, rezidencë, zyrë apo biznes i madh. Shërbimet tona përfshijnë çdo gjë, duke filluar nga instalime të reja elektrike, mirëmbajtje dhe riparime të instalimeve ekzistuese, lidhje e rrjetit të internetit, vendosje e sistemit të kamerave, konfigurimi i sistemit audio, instalim i sistemeve të alarmit, etj. Në çdo projekt, kujdesemi si për funksionalitetin efikas, ashtu dhe për dizajne moderne dhe unike.

Përkushtuar ekselencës

Skuadra jonë përbëhet nga teknikë të kualifikuar dhe me eksperiencë disavjeçare në fushën e instalimeve elektrike, të cilët kanë aftësitë e nevojshme për të planifikuar dhe manaxhuar vendosjen e instalimeve të reja në mënyrë efikase, si dhe për të zgjidhur çdo problem elektrik të instalimeve ekzistuese. Ne kujdesemi që çdo punë të përfundojë brenda afatit kohor të caktuar, brenda buxhetit të planifikuar, të plotësojë çdo nevojë dhe kërkesë të klientit, duke mbajtur komunikim të pastër dhe profesional përgjatë gjithë procesit.

Klientët tanë

Angry Architects

Studio arkitekture

Alcoders

Alcoders

Agjensi programimi

3V Fejzo

Dyqan produktesh elektronike

Teranda

Pool & Bar

Zero Lounge bar

Cocktail bar

YOLO

Lounge bar