Electric solutions

Ne jemi një kompani shërbimesh elektrike me më shumë se 10 vite eksperiencë në treg dhe ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh elektrike për shtëpi dhe rezidenca, zyra, biznese, etj.

Gamë e gjerë shërbimesh elektrike

Shtëpi dhe rezidenca

Ofrojmë shërbime elektrike, instalime të sistemeve të kamerave dhe alarmit, etj., për ambientet tuaja të banimit: apartamente, shtëpi, rezidenca.

Zyra

Për ambientin tuaj të punës, ofrojmë një gamë shërbimesh si: instalimet elektrike, vendosja e rrjetit të internetit, sistemi i kamerave dhe alarmit, konfigurimi i sistemit audio, etj.

Biznese

Kemi një ekperiencë të gjerë me biznese të ndryshme si: bare, restorante, hotele, dyqane, në vendosjen e instalimeve elektrike, duke u kujdesur për funksionalitetin efikas dhe dizajnin unik.

Instalime elektrike

Një nga shërbimet kryesore që ofrojmë është instalimi i sistemeve të reja elektrike në ambientet e brendshme dhe të jashtme të shtëpive, rezidencave, zyrave dhe bizneseve. Ne punojmë ngushtësisht me ju ose arkitektin tuaj për të kuptuar kërkesat specifike të projektit tuaj në mënyrë që të realizojmë një punë të arrirë si nga ana funksionale, ashtu dhe nga aspekti estetik.

Riparime dhe mirëmbajtje

Stafi ynë i kualifikuar ka aftësitë e duhura për të identifikuar dhe rregulluar probleme të ndryshme të sistemeve tuaja elektrike, të internetit, të alarmit, kamerave dhe audios. Gjithashtu ofrojmë shërbime të mirëmbajtjes për të parandaluar probleme dhe defekte të mundshme. Oraret tona janë fleksibël në mënyrë që të jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë sa më parë në rast të një problemi të mundshëm në banesën apo biznesin tuaj.

Instalime të rrjetit të internetit

Ne realizojmë instalime të rrjetit të internetit dhe telefonisë në zyra, biznese dhe ambiente banimi. Gjithashtu, ofrojmë riparime dhe mirëmbajtje të sistemeve tuaja ekzsituese. Kujdesemi që çdo konfigurim të jetë i saktë, funksional dhe i sigurtë.
  • instalime të reja
  • mirëmbajtje të sistemit
  • riparime të defekteve

Instalime kamerash

Nevoja për sisteme kamerash për ambientet e biznesit dhe banimit po rritet gjithmonë e më tepër. Ne ofrojmë planifikim dhe implementim të sistemit të monitorimit me kamera si për ambientet e brendshme, ashtu dhe për ato të jashtme. Gjithashtu ofrojmë shërbime të riparimit dhe mirëmbajtjes së këtyre sistemeve.
  • instalime të reja
  • mirëmbajtje të sistemit
  • riparime të defekteve

Sisteme alarmi

Ne kemi eksperiencë me teknologjinë e fundit të sistemeve të alarmit për t’ju ofruar siguri maksimale në ndërtesat tuaja. Stafi ynë është kompetent për të punuar në projekte komplekse dhe për të implementuar teknologji të sofistikuar dhe moderne.
  • instalime të reja
  • mirëmbajtje të sistemit
  • riparime të defekteve

Sisteme audio

Ne ofrojmë shërbime të konfigurimit të sistemeve audio, si dhe mirëmbajtje dhe përmirësime të sistemeve ekzistuese.
  • instalime të reja
  • mirëmbajtje të sistemit
  • riparime të defekteve